—

2026.3.16 “Më jep borxhin prej 15 mijë eurosh”- Pazaret e drogës, shkak i konfliktit mes Oltion Klosit dhe Sabah Nuzit! Si u porosit nga burgu vendosja e tritolitLexime
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vendosjen e tritolit në makinën e Oltjon Klosit, me porosi të Sabah Nuzit, i cili ndodhet në burg.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Sabah Nuzi kishte konflikt prej disa kohësh me Oltjon Klosin për shkak të një shume prej 15 mijë eurosh.
Borxhi është marrë jashtë shtetit, në Spanjë, ku sipas policisë janë lekë të pazareve të drogës. Klosi pretendonte se e ka shlyer borxhin, por Nuzi nga ana tjetër pretendonte se i dëmtuari i detyrohet edhe 15 mijë euro. Pasi Klosi ka refuzuar për të paguar shumën, Sabah Nuzi ka urdhëruar grupin e të arrestuarve që ti vendosin Oltjon Klosit tritol te makina.
Zbardhja e ngjarjes
Policia thotë se për vendosjen e tritolit në makinën e Oltion Klosit në pranga kanë rënë 7 persona të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa dyshohet se ata vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal.
Të arrestuarit janë Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama, Eklips Leti, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla. Ndërsa porositësi dyshohet se është Sabah Nuzi, aktualisht në burg.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Jurgen Gjonaj dyshohet të jetë autori që ka vendosur dhe aktivizuar lëndën plasëse. Ai dyshohet se është ndihmuar nga shtetasit Kristjan Ahmerama, Renato Balla dhe Eklips Leti, të cilët i kanë siguruar fotografitë dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur, banesën ku është strehuar, si dhe sasinë e lëndës eksplozive.
Sipas policisë, shtetasi Sabah Nuzi aktualisht i paraburgosur në IEVP Fushë-Krujë dhe i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet të jetë porositësi i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin e shtetasit Oltion Klosi.
Ndërkohë, shtetasit Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla dyshohet se kanë transportuar me automjet autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin Jurgen Gjonaj në datën 10 mars 2026.
Po kush është Sabah Nuzi?
33-vjeçari Nuzi akuzohet se ekzekutoi Klevis Lleshit kundrejt 50 mijë eurove, ngjarje e ndodhur një vitë më parë.
Nuzi është arrestuar më 26 shtator të vitit të kaluar i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës, porositësi i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Sabah Nuzi ka luajtur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje.
Nuzi rezulton me precedentë të theksuar kriminale. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë.
Aktualisht Nuzi ndodhet në burgun e Fushë-Krujës i akuzuar për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Organizata kriminale”.
2026.3.16 I akuzuar si vrasës me pagesë, kush është Sabah Nuzi, 33-vjeçari që porositi nga burgu vendosjen e tritolit në makinën e Oltion KlositLexime
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 6 ditë më parë (10 mars) ku iu vendos tritol makinës së Oltion Klosit. Për këtë ngjarje policia arrestoi 7 persona, ndërsa dyshohet se porositësi është Sabah Nuzi 33 vjeç, i cili aktualisht është në burgun e Fushë Krujës.
Po kush është Sabah Nuzi?
33-vjeçari Nuzi akuzohet se ekzekutoi Klevis Lleshit kundrejt 50 mijë eurove, ngjarje e ndodhur një vitë më parë.
Nuzi është arrestuar më 26 shtator të vitit të kaluar i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës, porositësi i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Sabah Nuzi ka luajtur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje.
Nuzi rezulton me precedentë të theksuar kriminale. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë.
Aktualisht Nuzi ndodhet në burgun e Fushë-Krujës i akuzuar për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Organizata kriminale”.
Të arrestuarit per vendosjen e tritolit
Policia thotë se për vendosjen e tritolit në makinën e Oltion Klosit në pranga kanë rënë 7 persona të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa dyshohet se ata vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal.
Të arrestuarit janë Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama, Eklips Leti, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla. Ndërsa porositësi dyshohet se është Sabah Nuzi, aktualisht në burg.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Jurgen Gjonaj dyshohet të jetë autori që ka vendosur dhe aktivizuar lëndën plasëse. Ai dyshohet se është ndihmuar nga shtetasit Kristjan Ahmerama, Renato Balla dhe Eklips Leti, të cilët i kanë siguruar fotografitë dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur, banesën ku është strehuar, si dhe sasinë e lëndës eksplozive.
Sipas policisë, shtetasi Sabah Nuzi aktualisht i paraburgosur në IEVP Fushë-Krujë dhe i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet të jetë porositësi i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin e shtetasit Oltion Klosi.
Ndërkohë, shtetasit Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla dyshohet se kanë transportuar me automjet autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin Jurgen Gjonaj në datën 10 mars 2026.
—
2026.3.15 18 vjet nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Duam drejtësi, gjyqi ndaj Mediut po zvarritet
Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit kanë dalë me një deklaratë publike në përvjetorin e 18-të të ngjarjes së rëndë duke kërkuar drejtësi.
Në deklaratën e përbashkët familjarët e viktimave theksojnë se procesi gjyqësor për përgjegjësit e kësaj katastrofe nuk është politike, përkundrazi pengesat ndaj drejtësisë kanë qenë të natyrës politike.
Sipas tyre, pavarësisht se akuza ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u ngrit që në vitin 2009 ajo u mbyll për një dekadë për arsye politike.
Deklarata e plotë
Sot shënohen 18 vite nga tragjedia e Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar shoqëria shqiptare në kohë paqeje. Për familjet tona kjo nuk është thjesht një datë përkujtimore. Është një kujtesë e përditshme e jetëve të humbura dhe e një drejtësie që ka marrë një rrugë tepër të gjatë për të mbërritur deri këtu.
Ndryshe nga sa pretendohet shpesh publikisht nga ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, gjyqi që zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është një proces politik. Përkundrazi, historia e kësaj çështjeje tregon se pengesat ndaj drejtësisë kanë qenë të natyrës politike.
Akuza ndaj ish-ministrit është ngritur që në vitin 2009. Megjithatë, ajo nuk u gjykua për më shumë se një dekadë. Në atë kohë, çështja u mbyll pasi ai fitoi mandat deputeti dhe përfitoi nga imuniteti parlamentar, ndërsa organet e akuzës nuk ndërmorën veprime për vazhdimin e procedimit për vite të tëra.
Vetëm pas shumë përpjekjesh dhe debatesh juridike, pas kërkesave tona çështja u rikthye në tryezën e drejtësisë dhe sot po shqyrtohet në GJKKO. Edhe ky rikthim kërkoi vite të tjera pritjeje, pasi për rreth dy vite u desh që të gjitha shkallët e gjyqësorit të shpreheshin mbi vlefshmërinë e hapjes së procesit.
Pas rreth tre vitesh procesi vijon në gjykatë. Në pothuajse çdo seancë, i pandehuri e përdor sallën e gjyqit jo vetëm për qëndrime juridike, por më shumë për deklarime politike në interes të tij. Gjykata e ka lejuar vazhdimisht këtë praktikë, duke i dhënë kohë të pakufizuar.
Në shumë raste procesi është shtyrë për shkak të angazhimeve të tij politike jashtë vendit. Gjykata e ka trajtuar këtë situatë me një kujdes të veçantë ndaj të pandehurit, pa masa sigurie, me akomodim të vazhdueshëm të datave, kohëzgjatjes së seancave dhe kërkesave procedurale. Ky është një trajtim që i ngjan një procesi gjyqësor në një vend me standardet drejtësisë “norvegjeze”. Por ngjarja për të cilën bëhet fjalë nuk është aspak “norvegjeze”. Ajo është tragjedia e Gërdecit.
Të pabazuara janë edhe pretendimet se ky proces nuk është i ligjshëm.
Akuza është ngritur brenda afateve ligjore dhe lidhet drejtpërdrejt me tragjedinë. Vendimet dhe urdhrat e ish-ministrit të mbrojtjes kanë pasur një rol të drejtpërdrejtë në zinxhirin shkak-pasojë që çoi në katastrofë. Në thelb të kësaj çështjeje qëndron vendimi i ish-ministrit për të lejuar demontimin e municioneve të kalibrave të mëdhenj në afërsi të zonave të banuara, nga një kompani private që nuk dispononte teknologjinë e nevojshme dhe pa mbikëqyrjen e rreptë nga strukturat e forcave të armatosura.
Argumente të ngjashme me ato që paraqet sot ish-ministri janë ngritur edhe në procese të tjera brenda Shqipërisë apo edhe në Strasburg. Megjithatë, ato nuk kanë gjetur mbështetje çka tregon se vlerësimi juridik i kësaj çështjeje po bëhet gjithnjë e më i qartë.
Pavarësisht orëve të gjata të komenteve të ish-ministrit mbi ekspertizat, dokumentet dhe dëshmitë, nuk qëndron pretendimi se kemi të bëjmë me një proces absurd. Përkundrazi, kemi të bëjmë me një proces të domosdoshëm dhe tepër të vonuar.
I pandehuri vazhdon të theksojë se demontimi i municioneve ishte i domosdoshëm. Ne nuk kemi thënë kurrë se demontimi nuk duhej bërë. Ajo që kemi thënë gjithmonë është se nuk duhej bërë në mënyrën se si u bë, në kushte të pasigurta, pranë banesave dhe me një organizim që përfundoi me një kosto tragjike në jetë njerëzish.
Ironikisht, prej tij dëgjojmë shpesh pretendime se ky operacion ishte fitimprurës. Por të gjithë e dimë se me çfarë kostoje reale u pagua ai “fitim”.
Sot shënohen 18 vite nga tragjedia. Në këtë kohë, edhe një foshnjë e lindur atë ditë do të ishte sot një i rritur. Ndërsa procesi gjyqësor për përgjegjësinë e kësaj tragjedie është ende në fillimet e tij. Në një mënyrë të dhimbshme, ky proces i ngjan moshës së atyre fëmijëve që nuk u lejuan kurrë të rriteshin.
E megjithatë ne presim me durim, pa bërë shumë komente publike, pa tejmbushur sallën e gjyqit me dramën tonë, pa kërkuar hakmarrje.
Ne kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë, që shoqëria shqiptare të sigurohet që një ngjarje e tillë të mos përsëritet kurrë më. Ky është amaneti i atyre shpirtrave që përkujtojmë sot.
2026.3.15 18 vjet nga Gërdeci, shpërthimi vrastar mbetet ende i pandëshkuar
Tetëmbëdhjetë vite pas shpërthimit tragjik të Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda në historinë e Shqipërisë së pas ’90-ës, drejtësia për viktimat dhe familjarët e tyre mbetet ende e paplotësuar. Masakra e 15 marsit 2008 mori jetën e 26 personave, plagosi qindra të tjerë dhe la pa strehë shumë familje, ndërsa përgjegjësit kryesorë të asaj që konsiderohet një aferë e rëndë korrupsioni nuk kanë marrë ende dënimin përfundimtar.
Shpërthimi ndodhi mesditën e së shtunës në fshatin Gërdec, vetëm pak kilometra larg Tiranës. Një valë e fuqishme shpërthimi shkatërroi gjithçka përreth, duke marrë jetën e banorëve të zonës, punëtorëve dhe edhe fëmijëve që punonin në procesin e demontimit të municioneve. Fabrika ku kryhej ky proces ishte ngritur në mënyrë primitive, ku predhat e kalibrit të madh çmontoheshin në kushte të rrezikshme, mes qeseve me barut dhe pa asnjë standard sigurie.
Punonjësit, sipas dëshmive të kohës, ishin të punësuar në të zezë, ndërsa mes tyre kishte edhe të mitur. Ngjarja u cilësua zyrtarisht si “aksident teknologjik”, por shumë hetime dhe raportime ngritën dyshime të forta për një skemë të mirëorganizuar korrupsioni, ku përfitimet financiare u vendosën mbi sigurinë e njerëzve.
Në qendër të debatit publik dhe hetimeve u përmend shpesh emri i Shkëlzen Berishës, djali i kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha. Sipas të dhënave që dolën nga hetimet, ai kishte kryer vizita të shpeshta në Ministrinë e Mbrojtjes dhe emri i tij ishte shënuar në dokumente zyrtare që lidhen me procedurat e demontimit. Tabulatet telefonike të dosjes hetimore tregojnë gjithashtu se pas shpërthimit, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kishte komunikuar disa herë me të, ndërsa biznesmeni Mihal Delijorgji – pronari në letra i kompanisë që kryente demontimin – e kishte telefonuar atë vetëm 30 minuta pas shpërthimit.
Megjithatë, Shkëlzen Berisha nuk u thirr asnjëherë për të dëshmuar gjatë hetimeve të para. Ndërkohë, procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu mbeti për vite të tëra i bllokuar për shkak të imunitetit parlamentar që ai rifitoi pas zgjedhjeve të vitit 2009.
Vetëm pas më shumë se një dekade, çështja u rihap me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas këmbënguljes së familjes Durda, e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit. Procesi gjyqësor ndaj Mediut po zhvillohet në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë. Ai është dërguar në gjyq për akuzën e shpërdorimit të detyrës sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak, ndërsa SPAK nuk ka ngritur akuza të reja përtej atyre ekzistuese.
Sipas prokurorisë, ndryshimet ligjore të viteve 2012 dhe 2017 e kanë hequr pengesën e imunitetit parlamentar për ndjekjen penale të deputetëve, duke i hapur rrugë gjykimit të tij.
Edhe marrëveshja Rama-Berisha e 2008 që shihet gjerësisht si marrëveshja që vrau nivelin dhe cilësinë e parlamentarizmit në Shqipëri duke transferuar të drejtën e zgjedhjes me votë nga qytetari te kryetari, lidhet me Gërdecin.
Në këtë proces janë marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë, megjithëse shumë prej tyre kanë refuzuar të flasin. Në gjykatë është thirrur edhe Shkëlzen Berisha, i cili ka mohuar çdo përfshirje në këtë çështje. Edhe vetë Fatmir Mediu ka deklaruar se procesi ndaj tij është i motivuar politikisht.
Ndërkohë, një hetim i hapur nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash lidhur me skandalin e Gërdecit mbetet ende pa një rezultat përfundimtar.
Tetëmbëdhjetë vite pas tragjedisë, familjarët e viktimave dhe opinioni publik vazhdojnë të presin përgjigje dhe drejtësi për një ngjarje që tronditi Shqipërinë dhe që mbetet një nga plagët më të hapura të shtetit shqiptar.
—
2026.3.15 Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës!
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një punonjësi policie është hedhur në erë me lëndë plasëse.
Një sasi tritoli është vendosur në pjesën e përparme të mjetit që i përkiste efektivit të policisë Gentian Gjeta, agjent në sektorin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Dyshohet se autorët kanë qenë dy persona të maskuar që lëviznin me motor.
Ata kanë vendosur lëndën plasëse pranë automjetit dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja në drejtim të paditur.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në automjet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes në vendin e shpërthimit kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave.
Hetuesit po verifikojnë disa pista, ndërsa një nga dyshimet kryesore lidhet me detyrën e efektivit, për shkak të angazhimit të tij në sektorin e krimeve.
Ndërkohë, po kontrollohen kamerat e sigurisë në zonë dhe po mblidhen prova që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
2026.3.15 “Eva Dumani nuk kthehej, thoshte se ka amanetin e babit”, zbardhet dëshmia për shqiptaren e rekrutuar nga Xhihadi
E gjendur pa një kuadër ligjor nisur nga fenomeni i Sirisë, Shqipëria e azhornoi Kodin Penal me nene që penalizojnë angazhimin në formacione, organizata ushtarake ose paraushtarake në një konflikt të armatosur që zhvillohet vendit me dënime nga 3 deri në 15 vjet burg.
Për të trajtuar shfaqjen e ekstremizmit të dhunshëm tek shtetasit shqiptarë të bashkuar në radhët e organizatave ekstremiste në konfliktet në Lindjen e Mesme vitet e fundit, përfshi të ashtuquajturin Shtet Islamik në Siri dhe Irak, strategjia kombëtare cakton aktorët shtetërorë deri në nivel vendor që kanë për detyrë të parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm.
Në Shqipëri sikurse edhe në vendet e e rajonit me mbështetjen e partnerëve mbas disa operacioneve janë nxjerrë nga kampet e ISIS duke i riatdhesuar në atdhe 39 gra dhe fëmijë. Por ky kthim nuk është akti i fundi ndaj luftës.
“Antiterrori është struktura që ka zhvilluar intervistat mbasi ne bëmë vlerësimin psikologjik, ata kanë ndërhyrë në të njëjtën kohe me nëpër të marrë informacionin që donin të merrnin”, tha Mehmet Durishti ish-drejtor i Qendrës Pritëse për të Kthyerit nga Siria.
Për të trajtuar radikalizmin tek kushdo që ju bashkuan organizatave ekstremiste në konfliktet në Lindjen e Mesme, shteti ka hapur Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Ekipe psikologësh mësuesish, dhe ekspertë të trajtimit të traumave kanë futur në këtë program ndihme edhe Eva Dumanin, ikur fëmijë dhe kthyer në shtëpi 21 vjeçe.
“Eva Dumani nuk kthehej sepse thoshte se këtu kam edhe amanetin e babit këtu se kam edhe një motër tjetër këtu, ose amaneti”, ka rrëfyer detajet ekskluzive për gazetaren Anila Hoxha, psikologia Anxhela Peza.
“Eva vazhdon të jenë pranë familjarëve të saj, ka shprehur dëshirën që ta pranojë ndihmën tonë, duke u asistuar për mbështetje edukative, veçanërisht me Ministrinë e Arsimit që ka ngritur një grup pune që ta regjistrojmë në shkollë që të rikuperojë vitet e humbura nga vite ferrit. Para pak ditësh ka shprehur dëshirën të nisë shkollën dhe nëse vendos dhe të ndjekë një kurs”, u shpreh Lejdi Dervishi-drejtoreshë e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
“Nënë Mendjen e kam takuar për herë të parë kur ishim në Raka, aty e kam dëgjuar rastin e saj, që ka ardhur të marrë fëmijët, më tha kam ardhur të rikthej fëmijët tek e ëma, ndërroi jetë se pati një sëmundje. Endrin dhe Evën i njoh personalisht sepse jam kujdesur në momentin që nënë Mendija ndërroi jetë dhe mbas një kohe të shkurtër erdhën shqiptarët e anti-terrorit që bënë daljen tonë nga kampi Al Hol”, tha Edlira.
Ndryshe nga Mendije Dumani, gjyshja që udhëtoi në Siri për të shpëtuar nipin dhe mbesën, Edlira u kthye gjallë. Ajo është një nga shtatë shqiptaret e riatdhesuara nga kampi i Al Hol, mbasi ju bashkua partnerit me fëmijët e saj të vegjël, dhe ku mbas vrasjes së tij u rimartua me një të dytë, edhe ai shqiptar edhe ai i vrarë më pas.
E dënuar si edhe të tjerat me shërbim prove për pjesëmarrje në organizatë kriminale, gruaja përfundoi proceset e ri-integrimit dhe rehabilitimit nga lufta dhe sot ka hapur dy beteja në gjykatë. Njëra t’i njihet mëmësia për fëmijët që lindi në Siri dhe e dyta gjykata të shpallë të vdekur bashkëshortin e parë të vrarë në Siri.
“E kam bërë sepse më penalizon pak sepse nuk jam kryefamiljare, dhe qoftë edhe në bërjen e kontratave, ose çfarëdo që mund të duan fëmijët, për shumë gjëra që ato janë pak të kufizuar qoftë në daljen. Për vajzat kam bërë kërkim që të vërtetohet që të dyja vajzat janë bijat e mia”, u shpreh Edlira.
“Proces delikat i proceseve delikat, kur janë kthyer janë kthyer me një fëmijë të dytë që mund ta kenë lindur në kampe, realiteti është që mund të jenë larguar me një dhe janë kthyer me tre, për të bërë që të marrin mbrojtje nga shteti duhet të regjistrohen në kopshte e çerdhe, dhe gjykatat kërkojnë procesin dhe, që nëse nuk marrin atësinë të marrin mëmësinë. Që atyre tu kryheshin ekzaminime”, tha Lejdi Dervishi.
“Ato kanë ndjekur procese të gjatë gjyqësore si për kujdestaritë e fëmijëve, kanë marrë edhe mbesat e nipat sepse kanë humbur njerëz, janë akuzuar si luftëtare atje. E kanë parë si të padrejtë, ato thonë që nuk ka asgjë të vërtetë nuk kemi luftuar, jemi kujdesur për familjet, ne nuk kemi qenë pjesë”, u shpreh psikologia Peza.
2026.3.15 Sherr me thika mes të rinjve në Durrës, plagoset 26-vjeçari! Shpallet në kërkim autori i ngjarjesLexime
Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës, pas një konflikti me një tjetër person.
Policia bën me dije se 26-vjeçari me iniciale R. K., është dëmtuar me thikë në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes është një 35-vjeçar me iniciale A. N., i cili është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.
26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
2026.3.14 Të shtëna në Sarandë, 31-vjeçari dhunon dhe kanos me armë ish-bashkëjetuesen dhe kunatin e saj! Arrestohet pas largimit nga vendngjarja (EMRI)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë, ku një 31-vjeçar dyshohet se ka kanosur ish-bashkëjetuesen e tij dhe kunatin e saj, duke qëlluar edhe me armë zjarri në ajër.
Sipas informacionit të fundit nga policia, autori i dyshuar Kristi Ceka, 31 vjeç, kishte ardhur nga Borshi me qëllim të qartë për të kanosur ish-bashkëjetuesen e tij, me të cilën ishte ndarë pas një lidhjeje rreth 1-vjeçare.
Në fshatin Shelegar, ai e ka dhunuar ish-bashkëjetuesen dhe më pas është përballur me kunatin e saj, të cilit i ka drejtuar armën tip pistoletë në kokë duke e kërcënuar. Gjithashtu, autori ka qëlluar rreth 4-5 herë me armë zjarri në ajër para se të largohej drejt Borshit me automjetin e tij tip “Audi Q7” me targa AB020RR.
Falë reagimit të shpejtë dhe ndjekjes policore, Kristi Ceka është kapur në Borsh dhe pritet të sjellë në Komisariatin e Sarandës. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.
Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
2026.3.14 Parallel lives / From Albanian boss to Italian godfather, how the highly sought-after businesses in London hide behind them

Crime experts explain why the British capital has become an ideal place for international criminals to live invisibly among millions of residents…
Hidden among the crowds of tourists and workers who use the London Underground every day, some of the leaders of organized crime live in disguise and feel untouchable.
However, the recent arrest in London of an Eastern European crime boss revealed a broader reality: for years, several important figures of the underworld have lived in the British capital, leading double lives, from quiet suburban homes to small food businesses.
For many years, the leader of the criminal network Ion Gusan walked freely on the streets of London, although he was considered the head of a criminal organization with a reach across Europe. The situation changed in December, when agents of the National Crime Agency (NCA) arrested him near Tower Bridge, after stopping his Mercedes. The arrest was considered a significant blow to organized crime.
However, the fact that he had been on the run for three years and was allegedly living in a luxury apartment in Canary Wharf showed that London has become a haven for the highest levels of international crime. Many mafia bosses have managed to live for years without being detected, mixing with millions of the city’s residents. Former London Metropolitan Police detective Peter Blakesley explains that the anonymity of big cities makes this possible.
“By the nature of big cities, people often don’t know their neighbors and don’t speak the same language. This makes it very easy for someone to live invisibly,” he said. He added that criminals are aware of this reality. According to him, only very important figures in organized crime become the target of special police operations.
Blakesley also raised the question of how many other members of criminal networks could still be living in Britain undetected, while victims of human trafficking or modern slavery often do not report themselves to the police. According to him, the informal economy is often fueled by criminal activity.
“It’s a parallel economy. There are communities living parallel lives, with lots of cash payments and a high level of anonymity,” he said. Cathy Haenlein, director of organized crime and police studies at the RUSI Institute, also points out that London’s financial structure makes the city attractive to criminals looking to hide assets.
“Londra është një nga qendrat më të mëdha financiare në botë. Sistemet e sofistikuara financiare mund të shfrytëzohen për të fshehur ose për të legjitimuar pasuri të dyshimta”, tha ajo. Sipas saj, prona të shtrenjta, kompani dhe struktura të tjera financiare mund të përdoren për të futur para të paligjshme në ekonominë legale.
Rrjeti kriminal “The Patron”
Ion Gusan dyshohet se drejtonte një rrjet kriminal të Europës Lindore të njohur si “The Patron”, i cili besohet se ka lidhje me mafian ruse.
Ai ishte në kërkim nga autoritetet franceze dhe në maj të vitit të kaluar u dënua në mungesë për grabitje me armë, zhvatje me dhunë, kontrabandë, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
I lindur në një fshat të vogël në Moldavi, Gusan kishte arritur të shmangte arrestimin për gati 25 vite, pavarësisht hetimeve nga agjenci të ndryshme europiane. Prokurorët moldavë e akuzojnë se kishte urdhëruar një atentat ndaj biznesmenit rus German Gorbuntsov, i njohur si “Bankieri i Zi”. Ai u qëllua 6 herë me pistoletë pranë apartamentit të tij në Canary Wharf, por arriti të mbijetojë. Gusan dyshohet gjithashtu për përfshirje në trafikim migrantësh dhe në kontrabandë armësh ruse, përfshirë një sistem raketor për tanke dhe një hedhës raketash. Sipas inteligjencës, ai kishte arritur rangun e “vor-v-zakone”, një titull shumë i lartë në hierarkinë kriminale të vendeve ish-sovjetike.
Bosi shqiptar i dënuar për vrasje
Në mars të vitit të kaluar, një shqiptar i dënuar për vrasjen e një polici u lejua të qëndrojë në Londër pasi mori lirim me kusht gjatë një beteje ligjore për azil.
Sipas gazetës The Sun, Maksim Cela, 59 vjeç, ka kushtuar dhjetëra mijëra paund taksapaguesve britanikë në përpjekjet e tij për të shmangur deportimin.
Ai argumentoi se kthimi në Shqipëri do ta vendoste në rrezik nga rivalë të botës kriminale.
Cela ishte dënuar në Shqipëri për organizimin e vrasjes së policit Klenti Bano, i cili u qëllua me automatik AK-47 pranë shtëpisë së tij, si dhe për planifikimin e vendosjes së një bombe në një stadium futbolli në vitin 2009.
Ai u dënua me 25 vite burg. Pas lirimit të pjesshëm, tentoi të hynte në Britani me pasaportë false dhe të bashkohej me komunitetin shqiptar, por u ndalua nga autoritetet.
Kontrabandisti që drejtonte një kioskë ushqimi
Në lindje të Londrës, një kontrabandist njerëzish nga komuniteti kurd kishte ndërtuar një jetë të dyfishtë për vite me radhë.
Hewa Rahimpur, 32 vjeç, jetonte si pronar i një kioske ushqimi në Ilford, ndërsa në të njëjtën kohë fitonte mijëra euro nga trafikimi i migrantëve me varka të vogla drejt Britanisë.
Ai kishte hyrë në vend në vitin 2016 i fshehur në një kamion dhe kërkoi azil duke pretenduar se rrezikohej në Iran. Autoritetet britanike i lejuan të qëndrojë në vitin 2020.
Fillimisht hapi një berberhane, më pas një kioskë ushqimi. Megjithatë, fakti që drejtonte një Mercedes S-Class ngriti dyshime për stilin e tij të jetesës.
Investigations revealed that he was one of the most notorious migrant smugglers in Europe and is suspected of having organised the crossing of up to 10,000 people across the English Channel.
A Sky News investigation also revealed that he was not from Iran, but from the city of Erbil in Iraq.
Rahimpur was arrested in 2022 near his home in Ilford by the National Crime Agency and extradited to Belgium, where in 2023 he was sentenced to 11 years in prison.
Mafia boss in the suburbs
The Italian mafia has also had its presence in London.
In 2013, authorities arrested Domenico Rancadore, a leader of the Sicilian mafia Cosa Nostra, who had been on the run for 20 years in the suburb of Uxbridge. He was living in a semi-detached house under the assumed name Marc Skinner.
Neighbors described him as a kind and family man, without suspecting that he was known in the criminal world by the nickname “The Professor” and had connections to extortion, drug trafficking, and mafia activities.
Although he was convicted in absentia in Italy in 1999, his extradition was blocked because British law did not recognize the criminal offense of “membership of a mafia organization.” After his arrest, he fought extradition for 18 months. When the proceedings were concluded, his sentence in Italy had expired and he was released.
Criminals paid for kidnappings
In November, authorities also arrested a Latvian national, Ainis Balodis, 45, suspected of a plot to kidnap the leader of an Albanian crime group. Balodis worked as a security guard at a luxury six-bedroom property in London.
According to investigations, he was part of a group of trained individuals, some of them former soldiers of the French Foreign Legion, who performed violent services for criminal networks.
The international operation that led to the arrests was led by German police and coordinated by Europol.
Wanted for cocaine trafficking
Authorities are still searching for Serbian crime boss Daniel Dugic, who is suspected of organizing a scheme to import 255 kilograms of cocaine into Britain in 2011.
He is on the National Crime Agency’s most wanted list and is believed to be hiding in London.
According to investigations, the drugs were to be transferred across the English Channel from a container ship to a small vessel coming from Britain.
Although Dugic was not on either ship, authorities believe he played a key role in organizing the smuggling operation.
He remains at large.
2026.3.13 FBI-ja greke bastis burgun e Malandrinos, kontrollohen 16 qeli; mes tyre edhe ajo e ‘bosit’ shqiptar
Burgjet greke po kthehen në vatra krimi, për shkak të ngjarjeve të rënda, deri në vrasje të dënuarish, mes tyre edhe shqiptarë.
Pas Koridhalosit, problem për autoritetet greke është kthyer edhe Burgu i Malandrinos, ku gjithashtu vuajnë dënimet shumë shqiptarë, mes tyre edhe Klodian Lekocaj.
Një tjetër bastisje në burg u krye nga anëtarë të FBI-së greke sot në mëngjes (13 mars), duke rezultuar në arrestimin e katër të burgosurve. Besohet se mes të arrestuarve është dhe Lekocaj, që shkaktoi incident gjatë kontrolleve, pasi kundërshoi hyrjen në qeli dhe dogji një celular.
Gjatë operacionit, u kryen kontrolle në 16 qeli dhe, ndër të tjera, u gjetën dhe u sekuestruan sa vijon:
-2 thika dhe një fëndyell i improvizuar
-4 telefona celularë me karikues
-Unazë me 3 çelësa
-Shënime të shkruara me dorë
“Në operacion morën pjesë oficerë policie nga Nëndrejtoria e Narkotikëve, me ndihmën e Nëndrejtorive të Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale, Ndjekjes Penale të Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, Luftës kundër Trafikimit dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore të Personave dhe Mallrave, si dhe një qen policie”, informon media greke “Protothema”, por nuk specifikon kombësinë e të arrestuarve dhe të kujt ishin qelitë e kontrolluara.
Të arrestuarit u dërguan në prokurorinë kompetente, ndërsa provat do të shqyrtohen nga Drejtoria e Hetimeve Penale.
Por në këtë burg po vuan dënimin edhe shqiptari Klodian Lekocaj, i cilësuar si “bosi i mafias së burgjeve” në Greqi.
I dënuari përjetë u përfshi në një incident gjatë kontrolleve që u bënë në qeli sot.
Sipas mediave greke, efektivët e Njësisë për Luftimin e Krimit të Organizuar kanë mbetur të surprizuar kur kanë tentuar të hyjnë në qelinë e 49-vjeçarit. Lekocaj kishte bllokuar derën nga brenda duke vendosur një dry të madh, si dhe një pengesë pas derës, në mënyrë që policët të mos mund të hynin.
Për të hyrë brenda, policia u detyrua të thyejë derën e qelisë. Në momentin që arritën të futeshin, ata konstatuan se i dënuari kishte shkatërruar një telefon celular dhe i kishte vënë zjarrin pajisjes.
Celulari u sekuestrua dhe pritet të dërgohet në laboratorët kriminalistikë, me shpresën se të dhënat nuk janë dëmtuar plotësisht. Hetuesit synojnë të zbulojnë përmes tij kontaktet dhe komunikimet e 49-vjeçarit.
Klodian Lekocaj është dënuar si porositës i vrasjes së avokatit Mihalis Zafirópulos, ndërsa dyshohet se është i përfshirë edhe në të paktën tre vrasje të tjera.
2026.3.13 Realiteti i shifrave të paraburgimit/ Bie numri i personave në qeli, niveli më i ulët në 10 vite
Nga një alarm i ngritur së fundmi mbi numrin e të paraburgosurve në Shqipëri, pretendohet për një mbipopullim të qelive, por shifrat zyrtare dëshmojnë një realitet tjetër mbi ecurinë e këtyre statistikave në dekadën e fundit.
Realiteti i shifrave dëshmon një rënie të qëndrueshme të numrit të personave që mbahen në paraburgim, duke arritur nivelin më të ulët historik gjatë vitit 2025.
Sipas të dhënave zyrtare të analizuara nga CNA, në vitin 2014 në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale numëroheshin 2,964 të paraburgosur, ndërsa në vitin 2015 kjo shifër mbeti pothuajse e njëjtë me 2,952 persona në qeli.
Situata paraqitet e stabilizuar edhe pas një dekade, ku në vitin 2024 numri i të paraburgosurve ishte 2,941 persona. Trendi rënës është konfirmuar me statistikat më të fundit të vitit 2025, ku ky numër ka zbritur në 2,744 persona, duke shënuar shifrën më të ulët të regjistruar në dhjetë vitet e fundit.
Ndryshimi i përqindjes së të paraburgosurve në raport me totalin e të dënuarve, i cili ka lëvizur nga 48.29% në vitin 2015 në rreth 55.29% në vitin 2025, nuk reflekton një rritje të numrit të arrestimeve, por shpjegohet me rënien e numrit total të personave që vuajnë dënimin me vendim të formës së prerë.
Lidhur me burimin e këtyre masave të sigurisë, të dhënat tregojnë se SPAK-u mbart vetëm 3.35% të totalit të të paraburgosurve, që i korrespondon rreth 100 personave të akuzuar për korrupsion dhe krime të rënda.
Pjesa dërrmuese e fluksit vjen nga prokuroritë e rretheve dhe Policia e Shtetit për vepra penale më të lehta, ndonëse vihet re një ulje e rasteve për vepra si vjedhja e energjisë apo alkooli në timon, për të cilat dikur qelitë mbusheshin me urdhra masivë.
—

2025.9.10 SPAK sends Erion Veliaj to trial for corruption and money laundering
The Special Anti-Corruption Structure (SPAK) announced today the completion of the investigations against the Mayor of Tirana, Erion Veliaj, and his sending to trial.
Along with Veliaj, SPAK has also brought to trial the suspected clientelistic group that is believed to have obtained tenders or construction permits by funneling payments to a network of non-profit organizations linked to his wife Ajola Xoxa.
Mayor Veliaj and his wife Xoxa are accused of corruption, money laundering, concealment of assets, abuse of office and acts in conflict of interest.
x1200
2026.3.9 Gjykata urdhëron që Erion Veliajt t’i vendosen në dispozicion të 61 fashikujt e dosjes hetimore
Në seancën e parë të gjykimit në themel të çështjes penale në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e gjeti të drejtë kërkesën e tij, të përsëritur dhe gjatë seancës paraprake, për t’i vendosur në dispozicion aktet e të 61 fashikujve hetimorë.
Seanca e parë e zhvilluar të hënën më 9 mars në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për çështjen penale për korrupsion e pastrim parash në ngarkim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe ndaj 15 personave të tjerë, përfshirë pronarë kompanish ndërtimi e bashkëpunëtorë të çiftit të parë të kryeqytetit, u shty pa arritur çeljen e shqyrtimit gjyqësor, pasi nuk u paraqitën tre të pandehur, si dhe mbrojtësit e tyre ligjorë.
Ndërkohë, Veliaj arriti që në seancën e parë të gjykimit të çështjes në themel, të sigurojë një vendim në favor të kërkesave të tij të përsëritura dhe gjatë seancave paraprake, për t’ju vendosur në dispozicion gjithë aktet e fashikujve hetimorë.
Erion Veliaj nuk u paraqit në seancën e të hënës. Kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, bëri me dije se Veliaj kishte shënuar se nuk kishte seancë paraprake. Gjyqtarja Tahiri vërejti se dy përfaqësuesit ligjorë të zgjedhur më parë nga Veliaj, avokati Ermir Beta dhe avokati Artan Gjermeni kishin shënuar në njoftimet e gjykatës së nuk vijojnë të jenë mbrojtës të tij.
Tahiri konstatoi se avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku ishte e pranishme në sallë. Treodoresku deklaroi se Veliaj ka të drejtë kur ka thënë se nuk ëhstë bërë seancë paraprake, pasi nuk iu vendosën në dispozicion aktet e dosjes. Avokatja shpjegoi se ka pasur dy komunikime me Veliajn së fundmi dhe bëri me dije se ai kërkon t’i vendosen në dispozicion të 61 fashikujt e dosjes hetimore, duke pretenduar se çështja penale ndaj tij është kaluar për gjykim, pa mbaruar seanca paraprake, pasi nuk ishte njohur me të dhënat e hetimit.
Shumica e të pandehurve nuk ishin të pranishëm, por ishin paraqitur mbrojtësit e tyre. Ndërkohë, nuk ishin paraqitur avokatët e tre të pandehurve, që po ashtu mungonin.
Në përgjigje të pyetjes së gjykatës, prokurori i pranishëm në këtë seancë, Ols Dado konstatoi se mungesë e tre të pandehurve dhe e mbrojtësve të tyre e bënë të pamundur vijimin e gjykimit. Ai kërkoi të caktohen masa ndaj atyre që mungonin. Për kërkesën e Veliajt, Dado u shpreh se mbante të njëjtin qëndrim, se kryebashkiaku ishte njohur me aktet.
Pasi u tërhoq, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Veliajt dhe vendosi që një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit t’i vendosi atij në dispozcion aktet e të 61 fashikujve hetimorë, në mjediset e paraburgimit ku gjendet. Gjyqtarja Tahiri urdhëroi që të përgatiten sa më shpejtë aktet.
Ndërkohë, u vendos shtyrja e seancës për më datë 24 mars, në orën 14:30, si dhe njoftimi personalisht i Veliajt dhe i të pandehurve që nuk ishin të pranishëm. Gjykata refuzoi një kërkesë të kryer nga përfaqësues të Medias për regjistrimin e seancës, pasi disa prej të pandehurve nuk kanë pranuar.
Seanca paraprake për kalimin për gjykim të çështjes së Veliajt e të pandehurve të tjerë dështoi 11 herë radhazi për afro 5 muaj. Veliaj pretendoi se iu mohua e drejta për t’u njohur me dosjen, ndërsa nga ana tjetër SPAK u ankua dhe e akuzoi Veliajn dhe mbrojtësit e tij se, me mungesa të pajustifikuara dhe kërkesa të padrejta, penguan përfundimin e gjykimit paraprak për kalimin e çështjes për gjykim brenda afateve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.
Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.
2026.3.9 Nis gjyqi për Veliajn dhe të pandehurit e tjerë, kryebashkiaku mungon: Nuk jam njohur me aktet! Prokurori e mohon
Ka nisur gjyqi në themel për dosjen e Erion Veliajt, por vetë kryebashkiaku nuk është i pranishëm.
Kryesuese është gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. SPAK përfaqësohet me prokurorin Ols Dado.
Erion Veliaj është njoftuar për seancën dhe ka depozituar një deklaratë ku thotë se “nuk dua të paraqitem”. Gjithashtu në të thekson se “s’ka bërë ende seancë paraprake e jo më të jetë në fazën e themelit për gjykim”.
Ai mbrohet nga avokatja kryesisht, Valentina Teodoresku.
Veliaj ka pretenduar se gjyqtarja e seancës paraprake, Etleva Deda i mohoi të drejtën për t’u mbrojtur efektivisht dhe kërkoi përjashtimin e saj, kërkesë që u rrëzua. Avokatja Teodoresku e ka mbështetur këtë duke thënë se “s’patëm mundësi të mbrohemi në seancën paraprake”.
Teodoresku thotë se “Veliaj ka të drejtë me deklaratën”. “Kemi kërkuar të gjitha dokumentet, por Veliajt nuk iu dhanë dokumentet që të njihet me procesin. Edhe sot, paraqesim kërkesë që Veliaj të paraqitet me dokumentet dhe t’i jepet kohë të përgatitet për seancën e radhës”, është shprehur ajo.
Teodoresku thotë se e ka takuar klientin e saj, ndërsa ka kërkuar “61 fashikujt, që t’i studiojë”.
Ndërsa prokurori Ols Dado e mohon pretendimin e kryebashkiakut dhe thotë se qëndrimi i SPAK nuk ndryshon. “Veliaj është njohur me aktet”, mësohet të jetë shprehur Dado.
Sipas GJKKO, janë njoftuar mbrojtësit e të gjithë të pandehurve, ndërsa as Artan Gjermeni nuk është paraqitur. Biznesmeni Elman Abule, i marrë i pandehur për pastrim parash, është shprehur se “do të jem prezent gjithmonë në gjykatë”.
Gjyqtarja ka sqaruar se mungon Gentian Sula, avokati Artan Zeneli i cili ka deklaruar se është jashtë vendit. Edhe Meriman Palushi mungon, por përfaqësohet nga avokatja. Në listën e mungesave është edhe Fatmir Bektashi që përfaqësohet me avokatin Sokol Hazizaj, i cili përgjigjet edhe për kompaninë Kontakt. Edhe Sokol Kryeziu e ka marrë thirrjen, por s’është paraqitur dhe përfaqësohet nga Klodian Skënderaj.
As Klotilda Bushka nuk ndodhet në gjykatë, ndërsa përfaqësohet nga avokatët Henrik Ligori dhe Shegush Ligori, të cilët janë shprehur se është në dijeni, “por nuk donte të vinte dhe ka bërë shënimin”.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.
Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste dhe akuzohet për “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
—
2026.3.7 EMRAT/ Detaje nga operacioni në Vlorë, zbardhet pas 5 vitesh vrasja e Gentian Qarrit! Urdhërarreste për dy persona
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin e forcave speciale të zhvilluar sot në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku kontrollet janë kryer me urdhër të SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka zbardhur ekzekutimin e Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Ndërkohë për këtë vrasje akuzon dhe ka lëshuar urdhër arreste për Ines Hajrullain dhe Ervis Hajrullahin.
Lala bën me dije se në total SPAK ka lëshuar shtatë urdhërarreste, mes të cilëve dhe për Ervis Matodashaj.
Sipas saj, SPAK ka firmosur edhe një mase e re sigurie për trafik droge ndaj Flodian Plakut, i arrestuar më herët për vrasjen e Gentian Bejtjas në Larushkë.
Nga personat e përfshirë në këtë operacion, dy prej tyre rezultojnë të arrestuar më herët në Itali, ndërsa një tjetër është ndaluar në Janinë të Greqisë, raporton gazetarja Klodiana Lala.
VRASJA E GENTIAN QARRIT
Kujtojmë se ekzekutimi i Gentian Qarrit ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit 2021. Autorët kanë pritur për rreth 10 minuta në rrugë, derisa ai të dalë nga ambientet e një gomisterie aty pranë, dhe të shkojë në lokal.
Pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Vlorës, tregojnë se “Toyota Yaris”, ku qëndronin autorët ka lëvizur pak para se të qëllonin me armë.
Pranë ka kaluar një makinë policie, ndaj ata janë detyruar të largohen për tu rikthyer brenda pak çastesh, duke pritur që të dilte objektivi i tyre, Gentian Qarri ose siç thirrej ndryshe në Vlorë me nofkën “Gëçe”. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup.
Nga pamjet filmike të administruara nga policia duket se ndaj tij është qëlluar me automatik nga brenda automjetit tip Toyota Yaris që ishte në lëvizje.
Qarri, kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë pasi ishte i dënuar në itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës.

Një organizatë kriminale e lidhur me mafian shqiptare që vepronte në provincat e Guayas, Pichincha dhe El Oro, u shkatërrua nga Policia Kombëtare e Kolumbisë.
Operacioni rezultoi në 16 arrestime, 26 bastisje dhe sekuestrimin e 7.64 tonë drogë, të cilën autoritetet e vlerësojnë të ketë një vlerë tregu prej 346 milionë dollarësh në Evropë.
Hetimi zgjati për më shumë se një vit dhe filloi në tetor 2024, pas një operacioni në sektorin Barbones të provincës El Oro, ku agjentët sekuestruan gjysmë ton substanca të paligjshme dhe arrestuan tre persona. Që nga ajo pikë, policia koordinoi veprimet me Europolin, autoritetet në Holandë dhe Belgjikë, si dhe DEA-n.
Ministri i Brendshëm John Reimberg shpjegoi se organizata po dërgonte dërgesa të kontaminuara nga portet ekuadoriane në destinacione të ndryshme në Evropë.
“Njëzet e gjashtë bastisje u kryen në provinca të ndryshme të Ekuadorit, duke rezultuar në arrestimin e 16 personave”, deklaroi ai pas operacionit. Operacioni i koordinuar ndërkombëtar çoi në sekuestrimin e një sasie droge në Evropë.
Hetimet identifikuan lidhje të drejtpërdrejta me shtetas shqiptarë të konsideruar si objektiva prioritarë në operacionet e njëkohshme në Spanjë. Operacionet paralele në Holandë rezultuan në sekuestrimin e 2.5 tonë drogë në Operacionin Victoria, me pesë arrestime të kryera, përfshirë shtetas holandezë dhe rumunë.
Më pas, në Operacionin Victoria II, autoritetet holandeze sekuestruan 1.2 tonë shtesë pa bërë asnjë arrestim. Në një operacion tjetër, u konfiskuan 3.2 ton dhe u arrestuan 3 shtetas shqiptarë. Në total, veprimet në territorin evropian përbënin 7.64 ton të raportuar.
Reimberg pohoi se ndikimi ekonomik kundër organizatës tejkalon 346 milionë dollarë.
Në bastisjet e kryera në Ekuador, policia sekuestroi 14 automjete luksoze, 20 telefona celularë, armë zjarri, bizhuteri dhe më shumë se 800,000 dollarë para të gatshme të gjetura në shtëpitë e lidhura me rrjetin.
Midis të arrestuarve në operacion është Hernán Ruilova, i kapur në Machala. Sipas ministrit, ai ishte pjesë e organizatës përgjegjëse për kontaminimin e dërgesave me destinacion Evropën. Ish-anëtari i asamblesë Salomón Padua u arrestua gjithashtu; sipas Reimberg, ai është pjesë e grupit nën hetim për krim të organizuar dhe trafik droge, informon media ekuadoriane.
“Ata të gjithë janë pjesë e këtij hetimi të gjatë që ka rezultuar në arrestimin e këtyre njerëzve”, tha zyrtari.
Ministri konfirmoi se agjentë nga Europoli, Policia e Antverpit, njësia kombëtare e hetimeve të Holandës dhe DEA morën pjesë në një qendër operacionesh të ngritur në vend për të monitoruar ndërhyrjen.
Ai njoftoi gjithashtu se operacione në shkallë të gjerë do të kryhen në katër provinca midis 15 dhe 30 marsit, nën gjendjen e jashtëzakonshme dhe shtetrrethimin e shpallur nga presidenti.
“Ne do të veprojmë me forcë të plotë”, deklaroi ai.
Reimberg vuri në dukje se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara përfshin ndarjen e informacionit, sekuestrimin e armëve dhe veprimet kundër dërgesave të paligjshme.
Ai raportoi gjithashtu se vdekjet e dhunshme ranë me gati 10% në shkurt, si pjesë e strategjisë kundër organizatave kriminale.

Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën për sigurimin e padisë depozituar nga aktorja Anila Bisha, e cila u ankua për përdorimin e imazhit tek ministrja virtuale “Diella”.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se refuzimi për sigurim padie u dha deri sa çështja të zgjidhej në themel.
Pala e paditur pretendon se vetë aktorja kishte rënë dakord që të përdorej imazhi i saj, çka sipas tyre vërtetohet edhe në një CD që dorëzuan në gjykatë, ku Anila Bisha deklaronte se ishte dakord që imazhi dhe zëri i saj të përdorej për e-Albanian.
Nga ana tjetër avokati i aktores kundërshtoi duke thënë se ajo ka pasur një kontratë që imazhi i saj të përdorej vetëm si asistente virtuale për shërbimet në e-Albania, jo si ministre.
Pasi dëgjoi palët gjyqtari Armand Shkurta, vendosi të rrëzojë kërkesën për sigurimin e padisë.
2026.2.23 G*ditën 34-vjeçarin në lokal, shpallen në kërkim dy persona në Burrel
Policia ka shpallur në kërim dy persona nq qytetin e Burrelit. Ata janë shpallur në kërkim, pasi kanë goditur me sende të forta një 34-vjeçar, në ambientet e një lokali.
Si pasojë e kësaj, i lënduari ka marrë dëmtime trupore. Policia po heton më shumë mbi rastin dhe po punon për kapjen e tyre.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç; E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
2026.2.22 “Fantazma” e krimit të ’97-ës, arratia 29-vjeçare e të dënuarit me vd*kje për ngjarjen në Gramsh
Ka krime që shënjojnë një qytet. Ka krime që tronditin një familje, duke u lënë përjetësisht një plagë që nuk mbyllet. Por ka dhe krime që mbesin të hapura për dekada, kur autori nuk merr ndëshkimin sipas ligjit.
Në pranverën e vitit 1997, një derë shtëpie u hap me forcë në Gramsh.
Brenda ishin prindërit me vajzën adoleshente dhe një djalë 9 vjeç.
Asnjëri prej tyre nuk ishte objektiv i dy personave të armatosur. Ata po kërkonin dikë tjetër për hakmarrje. Vëllain e kryefamiljarit.
Por kur përgjigjja nuk erdhi, nuk u kursye as jeta e një fëmije. Djali 9-vjeçar u qëllua me plumb në kokë në sy të prindërve dhe motrës, brenda shtëpisë së tij.
Agresorët ishin 2, por vetëm njëri qëlloi. Autori, Kostandin Nishku, do të dënohej fillimisht me vdekje. Më pas me burgim të përjetshëm.
Një vendim që dukej fundi i historisë. Por në të vërtetë ishte vetëm fillimi i i një arratisje të gjatë. Plot 29 vjet.
E kur familjes i mbeti vetëm varri e vendimet e gjykatave u arkivuan, i dënuari u zhduk.

Të tjera detaje mësohen lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Kavajën këtë të shtunë, ku një 48-vjeçar u vra me thikë.
Tv Klan raporton se sherri kishte nisur pasi Skerdilajd Isufi kishte parkuar automjetin para banesës së shtetasit me inicialet L.D alias L.P, 48-vjeç.
Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar Isufit të largojë makinën, çka ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre.
Gjatë debatit, viktima, Skerdilajd Isufi, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, L.P ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:22 në lagjen nr.3 të qytetit. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit, duke ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit.
Sjellim ndërmend se kjo është vrasja e dytë me thikë që ndodh brenda 24 orësh në vend, pasi një ditë më parë pas një sherri në Tiranë, viktimë mbeti 31-vjeçari Egli Pashollari.
2026.2.21 EMRAT/ Akuzohen se hodhën molotovë drejt efektivëve në protestën e opozitës, policia: 18 persona të arrestuar! Procedohet penalisht deputeti Klevis Balliu
Policia e Tiranë ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me personat e ndaluar pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike.
Sipas bluve të kryeqytetit, në total janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat 46 shtetas, nga të cilët 18 janë arrestuar ndërsa 28 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale Alvaro Karrata, 19 vjeç, Dionis Gremi, 32 vjeç, Abdulla Isha, 42 vjeç, Vilson Isha, 22 vjeç, Egli Xhaferi, 18 vjeç, Krenar Nela, 23 vjeç, Riza Isenlikaj, 20 vjeç, Edvin Cato, 46 vjeç, Robert Patuçi, 26 vjeç, Marsel Kuçi, 31 vjeç, Agim Deda, 31 vjeç, Kujtim Kothi, 45 vjeç, Fatmir Dodaj, 23 vjeç Bledar Bivja, 23 vjeç, Ardian Deda, 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të policisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre.
Ndërkohë në gjendje të lirë janë proceduar 28 të tjerë, mes të cilëve edhe deputeti demokrat Klevis Balliu, i akuzuar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Policia bën me dije se nga protesta e djeshme janë sekuestruar 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Njoftimi i policisë
Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët.
Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të policisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur;
Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B, deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
2026.2.21 Protesta e opozitës në Shqipëri, 52 të shoqëruar në polici, 17 të arrestuar dhe 35 nën hetim
52 persona janë shoqëruar në polici pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së opozitës e cila është mbajtur të premten para Kryeministrisë.
Mësohet se 17 prej tyre janë arrestuar, ndërkaq 35 të tjerë janë lënë të lirë ndërsa janë nën hetim, raporton euronews.al
Euronews Albania mbrëmjen e së premtes ka ndarë pamje nga Komisariati i Policisë Nr. 1 ku të pranishëm ishin deputetë të PD-së të cilët theksuan se janë shoqëruar mbi 30 protestues.
Të shoqëruarit dyshohet se kanë sulmuar me fishekzjarrë dhe molotov efektivët dhe godinat e institucioneve.
Sipas pretendimeve nga Partia Demokratike, 1 prej protestuesve që ndodhet në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është dhunuar nga efektivë të policisë dhe është refuzuar të dërgohej në spital për ndihmë mjekësore.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se pas protestës po ashtu janë shoqëruar tre të mitur dhe një person me aftësi të kufizuara.

Dy ngjarje të rënda kanë tronditur vendin pasditen e kësaj të premte (20 shkurt), të regjistruara brenda 10 minutash, në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Rasti i parë u regjistrua në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ku 32-vjecari Egli Pashollari u godit për vdekje me thikë nga një grup prej tre të rinjsh.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, 2 djem dhe një vajzë e kanë suluar Pashollarin, sapo ky i fundit ka dalë nga makina.
Gjatë përleshjes fizike, për arsye ende të paqarta, njëri prej djemve, i dyshuar si Gazmend Buçpapa, e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz.
Pas goditjes Pashollari ka bërë 3-4 hapa larg nga makina dhe më pas është rrëzuar përtokë.
Atij i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe më pas është nisur drejt spitalit por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja është regjistruar në zonën ku ndodhet dhe Komisariati numër 2 i Policisë. Këta të fundit në një reagim zyrtar njoftuan se po punojnë për zbardhjen e ngjarjes por nuk dhanë asnjë informacion mbi autorët e tjerë apo shkaqet dhe rrethanat që cuan në krim.
“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital”,- njoftoi Policia pa dhënë asnjë detaj më tepër.
Ndërkohë pak minuta nga vrasja e Pashollarit, të shtëna me armë u dëgjuan në Rrugën e Kavajës, ku u plagos me armë zjarri 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku.
Sipas raportimeve paraprake, ngjarja dyshohet të jetë një krim pasioni. 34-vjeçari ka qenë në një restorant në Rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën në tavolinë, ndërsa është konfliktuar me një person të identifikuar si Besjan Ferazini.
Ky i fundit thuhet se ka pasur një lidhje me bashkëshorten e Koxhaxhikut dhe pasi janë konfliktuar ai e ka qëlluar me plumb në bark.
I plagosuri, 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku është dërguar në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë edhe për këtë rast Policia thotë se nuk ka mundur ta kapë autorin, por e ka shpallur në kërkim.
“Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia i ka identifikuar autorët, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon”,- thuhet në njoftim.
Dy ngjarjet e rënda të regjistruara brenda pak minutash në Tiranë, në mes të ditës, tregojnë edhe njëherë qartë degradimin e sistemit të sigurisë në vend.
Ngjarje të tilla, të regjistruara për më tepër në prag të Komisariateve të Policisë, përforcojnë perceptimin se në Shqipëri, krimi nuk e ndjen dorën e shtetit dhe se mekanizmat e rendit dhe të parandalimit mbeten të dobëta dhe jo efektive.
2026.2.20 Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, tre të arrestuar, mes tyre një punonjës i OSHEE
Policia e Shkodrës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘Neonët 9’ u zbulua në lagjen “10 Korriku” të qytetit një ambient (tunel) i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në pranga u vunë 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtari kriminale dhe u sekuestruan 670 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis dhe 254 pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e tyre.
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (tunel), në oborrin e një banese të marrë me qira nga shtetasi A. P., në lagjen ‘10 Korriku’, i cili ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 555 fidanë dhe 115 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 126 llamba, 80 pajisje inventer, 31 panele led dhe 17 filtra ajri, që shërbenin për kultivimin dhe tharjen e fidanë dhe bimëve narkotike.
Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 35 vjeç, banues në Shkodër dhe K. H., 30 vjeç, banues në fshatin Degë, Tropojë, të cilët u kapën në ambientet e tunelit.
Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi D. S., 40 vjeç, banues në Shkodër, si dhe nisi hetimi për shtetasit D. P., 32 vjeç, M. H., 35 vjeç dhe F. V., 23 vjeç, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim”, bëri me dije policia.
2026.2.21 Identifikohet burri që u vra sot në Kavajë
Burri që humbi jetën pak më parë në Kavajë, është Skënder Vrapi, 47 vjeç, banor i këtij qyteti. Autor i dyshuar është Landi Derjaj (Puja).
Noa.al mëson se viktima kishte ndryshuar dy herë identitetin e tij ndërsa edhe i dyshuari ka ndryshuar edhe ai dy herë të dhënat e tij identifikuese.
Krimi i rëndë ndodhi sot, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, të qytetit Kavajë.
Policia tha se shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.I. rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Goditjet ishin fatale pasi i prekën organet jetësore ndaj çdo përpjekje për ta shpëtuar nuk pati vlerën, thanë burimet e njohura me dinamikën e ngjarjes.
Duke dhënë informacion zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Kavajë, tha pak më parë se dyshohet se për motive të dobëta një shtetas goditi me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital.
Pas verifikimeve të kryera rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi Land Derjaj, alias Landi Puja, 48 vjeç, banues në Kavajë.
Ndërsa shtetasi që ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë ka gjeneralitetet Skënder Vrapi, alias S. I., 48 vjeç.
Shërbimet e Policisë po vijojnë ndjekjen për kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

2026.2.11 Violence breaks out at anti-government protest in Albanian capital
TIRANA, Albania (AP) — Riot police fired tear gas and water cannon at protesters throwing Molotov cocktails and flares during a demonstration Tuesday night in central Tirana by thousands of opposition supporters demanding the resignation of Albania’s government.
Sixteen protesters were treated in a hospital for burns and other injuries, police said, adding that 13 protesters were arrested.
Prime Minister Edi Rama’s government has come under fire over corruption allegations involving Deputy Prime Minister Belinda Balluku, but Rama has resisted calls to dismiss her. There have been growing demands that lawmakers lift Balluku’s immunity from prosecution, which can only be done in a parliamentary vote.
Anti-corruption prosecutors have accused Balluku, who is also minister for energy and infrastructure, of interfering in public procurement for construction projects to favor certain companies, and has called for her immunity to be lifted.
Tuesday night’s protest in the Albanian capital was attended by thousands of people. It was the third such demonstration in recent months demanding Rama’s resignation. More than 1,300 police officers had been deployed to ensure security. Previous protests also turned violent, with demonstrators throwing Molotov cocktails and rocks at police and a government building, and with authorities responding with tear gas and water cannons.
Opposition Democratic Party leader Sali Berisha, a former prime minister who has also faced corruption charges himself, described the protest as a “peaceful uprising” at a critical moment for Albania. Speaking at the protest, he accused Rama of “declaring war on the justice system.”
Political analyst Mentor Kikia said it was unlikely that any major change would result from the protests. “Citizens are distrustful, having consistently voted for the lesser evil to remove the greater evil from power,” he said.
“The current perception is that if Rama leaves, Berisha will return. One left power because of corruption, the other must also leave power because of corruption,” Kikia said.
Albania hopes to join the European Union, and is under close monitoring by the bloc as part of its accession process, which it hopes to complete by 2027.
However, international watchdogs say the country continues to suffer from widespread corruption.
x1200
2026.2.4 Albania Arrests 20 for Toxic Waste-Trafficking to Thailand
The suspects are among 33 people accused of involvement in shipping a cargo of dangerous industrial waste from Albania to Thailand.
The ship Moliva, carrying suspected hazardous waste, docked at Porto Romano in Durres. Photo: Adnan Beci/LSA.
Police in the Albanian port city of Durres said on Wednesday that they have arrested 20 people accused by the prosecution of playing a role in shipping hazardous waste produced by an Albanian steel mill to Thailand.
According to the Durres police, an operation was still ongoing on Wednesday for the arrests of 13 other suspects.
The arrests came more than a year after the Durres prosecution ordered the seizure of cargo from the ship Moliva, which included 102 containers of suspected dangerous industrial waste.
The Moliva left Durres for Thailand in July 2024 but was denied entry after a US-based environmental NGO, Basel Action Network, raised the alarm.
In October 2024, Durres prosecution started investigating the 102 containers that had been returned to Durres port.
The prosecution confirmed in December 2025 that the containers carried over 2,800 tons of hazardous waste originating from furnaces owned by Kurum International, a Turkish company that operates in the former communist-era Metallurgical Combine in Elbasan in Albania. Kurum operates electric arc furnaces producing steel for the construction industry in Elbasan.
According to an expert analysis that was carried out in Italy, the waste is electric arc furnace dust, a toxic byproduct of the steel-making process that is classified as hazardous under Albanian legislation.
According to the Durres Prosecutor’s Office, the investigation into the smuggling of hazardous waste to Thailand revealed violations of environmental legislation by the companies Kurum International and Sokolaj, the containers exporting company, as well as by the National Environment Agency, Durres Customs and an concession company of the eastern terminal at the port of Durres.
Prosecutors claim both companies were aware that the waste was hazardous. The companies were denied an export permit by the Environment Ministry so tried to conceal what the cargo was by falsifying documents.
“The Environment Ministry’s failure to grant authorisation to export this type of waste led the Sokolaj and Kurum companies to export the waste in violation of the law, without the appropriate authorisation and by concealing the true nature of the waste in the accompanying documentation,” said the Durres court in its decision ordering the 33 arrests.
When the allegations initially emerged in August 2024, Kurum International denied wrongdoing, saying the claims were “media speculation”.

发表回复