Kosovo! Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari, Supremes i kërkohet t’i vërtetohet dënimi me burgim të përjetshëm Edmond Lajqit ai thotë se s’ishte vetvetja kur kreu vrasjen, Milaim Zeka deklarohet sërish i pafajshëm për akuzën se kanosi prokurorin Afrim Shefiku, Vasfije Krasniqi publikon shtëpinë ku u dhunua: Doja të hyja në dhomën ku ndodhi krimi por nuk munda, Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës i dyshuar për krime lufte, Kosovo Court Detains Suspect Over 1999 Village Massacre

2026.6.21 Prokuroria Speciale paralajmëron ngritjen e aktakuzës për sulmin ndaj familjes Jashari
Autorët e krimit që u krye në mars të vitit 1998 mbi familjen Jashari, pritet që së shpejti të listohen në një aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
55 persona mbetën të vrarë, 22 prej të cilëve, familjarë të ngushtë të komandantit legjendar Adem Jashari, i cili prej kohësh ishte bërë cak i shtetit serb.
Prokuroria Speciale e Kosovës, nuk ka ndarë shumë detaje rreth kësaj, por vetëm ka paralajmëruar se ky rast është duke u trajtuar me prioritet dhe se së shpejti do të finalizohet me ngritjen e aktakuzës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se rasti është duke u trajtuar me prioritet dhe se shumë shpejt, do të finalizohet me ngritjen e aktakuzës.”
Avokati Visar Rrecaj thotë se PSRK-ja tashmë ka marr dëshmitë e dëshmitarëve që janë ende gjallë, ndërkohë që thotë se është e rëndësishme përmbajtja që do ketë kjo aktakuzë.
“Rëndësia e një aktakuze të paraljamëruar nga Prokuroria Speciale është tejet e vecantë si në aspektin juridik po ashtu edhe kombëtar dhe në aspektin shtetëror që me i dhënë epilog ngjarjes së familjes Jashari të ndodhur më 1998, a është e vonuar për atë pjesë mund të diskutohet por për drejtësinë dhe sistemin e drejtësisë e rëndësishme është që të jetë e kompletuar në detaje që të mos i mungojë asgjë sepse epilogu përfundimtar do të proklamohet edhe në skenën ndërkombëtare”, ka thënë avokati, Visar Rrecaj.
Paralajmërimin për ngritjen e aktakuzës, për sulmin ndaj familjes Jashari e kanë mirëpritur në organizatën e veteranëve të UÇK-së, por thonë se është dashur të bëhet vite më parë.
“Është vonuar ky rast shumë jo vetëm ky rasti te lagjia Jashari dhe familja Jashari por në tërë Kosovën, janë vonuar gjykatat tona dhe supreme e Kosovës, por sido kudo unë e përshëndes dhe e mirëpres jemi mirënjohës shumë për drejtësinë që të hetohet rasti masakra në Prekaz në familjen Jasashri, që prokurorët tonë të marrin në dorë dhe të hetojnë”, ka thënë kreu i UÇK-së, Hysni Gucati.
Hetimi i krimeve të luftës, në të kaluarën është bërë nga UNMIK-u, më pas nga EULEX-i, ndërsa nga vitit 2018 kompetencat kanë kaluar tek Prokuroria Speciale e Kosovës e cila ka departamentin e veçantë për hetimin e tyre.

2026.6.18 Supremes i kërkohet t’i vërtetohet dënimi me burgim të përjetshëm Edmond Lajqit, ai thotë se s’ishte vetvetja kur kreu vrasjen
Në Gjykatën Supreme të enjten u shqyrtua kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e parashtruar nga mbrojtja e Edmond Lajqit, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Gj.U.
Gjykata Themelore në Pejë, më 27 dhjetor 2024, Lajqin e kishte shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, duke e dënuar me burgim të përjetshëm. Më pas, Gjykata e Apelit mori vendim, me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
Në seancën e mbajtur në Gjykatën Supreme, mbrojtja e familjes Ukella, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, kërkoi të vërtetohet dënimi me burgim të përjetshëm për Lajqin. Njëjtë kërkoi edhe vëllai i të ndjerës Gj.U., Shpat Ukella.
Në anën tjetër, mbrojtja e Lajqit, avokati Feim Alaj kërkoi që rasti të kthehet në rigjykim ose të ndryshohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe ai i shkallës së dytë.
Vetë i akuzuari Edmond Lajqi i kërkoi falje familjes për rastin dhe tha se ka qenë nën ndikimin e barnave. Tha se nuk ka qenë vetvetja kur ka ndodhur rasti.
Kolegji i gjyqtarëve të Supremes në këtë rast përbëhet nga Bashkim Hyseni- kryetar, si dhe Mejrem Memaj dhe Agim Maliqi – anëtarë.
Në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor 2024 i akuzuari Lajqi kishte pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij në prill të këtij viti.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë.
Në dosjen e Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se Lajqi akuzohet për vrasjen e gruas së tij tani të ndjerës Gj.U., e i cili pas aktit të vrasjes ishte paraqitur vetë në Polici duke iu thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë”.
Në aktakuzë thuhet se më 16 prill 2024, rreth orës 08:00, në Pejë, në rrugën “Bill Klinton” e pikërisht në banesën e tij, i pandehuri me dashje dhe me armë – pistoletë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Gj.U.
Gjithnjë sipas aktakuzës, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i kishte pasur i pandehuri me viktimën Gj., ku i njëjti kishte ushtruar edhe dhunë psiqike ndaj viktimës, një ditë para ditës kritike i pandehuri ka shkuar në Spital ku ka qëndruar me nënën e tij e cila ka qenë duke u trajtuar nga një sëmundje, dhe në mëngjes i pandehuri është kthyer në banesë ku prezent ka qenë vajza e tyre T., dhe me qëllim që i pandehuri të mbetej vetëm me viktimën, ka kërkuar nga vajza e tyre T., të shkonte në dyqan për të blerë diçka.
Me ç’rast thuhet derisa viktima ka qenë duke qëndruar ulur në krevatin e sallonit të banesës, i pandehuri ka shtënë në drejtim të viktimës.
“I pandehuri me armën e lartcekur ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës e cila është konstatuar si në raportin e Mjekësisë Ligjore, kurse i pandehuri pas vrasjes largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, ku të njëjtit i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë ‘e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë’”, thuhet në aktakuzë.
Për këtë veprim i pandehuri Lajqi ngarkohet për kryerën e veprës penale “Vrasje të rëndë”, nga Neni 173, par. 1, pika 1.3 të Kodit Penal.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Lajqi ka mbajtur në pronësi dhe kontroll armën- pistoletën model “Zoraki 917-T” me karikator, në atë mënyrë që me të ka privuar nga jeta viktimën – bashkëshorten e tij Gj.U.
Andaj, i njëjti ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga Neni 366, par.1 të Kodit Penal.
Ramadan Morina after a pre-trial hearing at Prishtina Court on August 13, 2025.
2026.6.16 Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës, i dyshuar për krime lufte
Gjykimi ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes së tij, të përfaqësuar nga avokati Arianit Koci.
Gjatë seancës, prokurori i Prokurorisë Speciale, Armend Zenelaj, kundërshtoi kërkesën për shtyrje, duke theksuar se gjykata më herët kishte obliguar Prokurorinë Speciale të sigurojë deklaratën e dëshmitares anonime me kodin D1.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues vendosi ta shtyjë seancën, ndërsa vazhdimi i gjykimit u caktua për muajt shtator dhe tetor.
Në seancë, avokati Arianit Koci ngriti shqetësime lidhur me një ftesë të dërguar nga gjykata në muajin prill, në të cilën, sipas tij, ai dhe klienti i tij ishin identifikuar si serbë.
Gjyqtari Beqiri sqaroi se bëhej fjalë për një gabim teknik dhe jo për një qëndrim apo tendencë të gjykatës, duke sqaruar se shumica e rasteve të krimeve të luftës që trajtohen në gjykatë kanë të bëjnë me të akuzuar të nacionalitetit serb.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Morina akuzohet se gjatë viteve 1998–1999, në kohën e luftës në Kosovë dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime, arrestime dhe keqtrajtime fizike të civilëve në fshatin Burim të Malishevës.
Aktakuza pretendon se nga një grup civilësh shqiptarë u ndanë 35 burra, të cilët u detyruan të rreshtoheshin, ndërsa gratë dhe fëmijët u larguan nën kërcënimin e armëve. Më tej, sipas Prokurorisë, një pjesëtar i forcave policore serbe hapi zjarr me armë automatike, duke vrarë 34 civilë.
Ramadan Morina ishte arrestuar në Prishtinë në gusht të vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
+
2025.8.14 Kosovo Court Detains Suspect Over 1999 Village Massacre
Court orders a month’s detention for Ramadan Morina, who is suspected of taking part in massacre of 34 Kosovo Albanians in Burim in 1999 alongside Serbian forces.
Prishtina Basic Court on Thursday ordered 30 days of detention for Ramadan Morina for his alleged participation in a massacre in the Kosovo village of Burim/Jovic near Malisheve/Malisevo in March 1999.
“There is a well-founded suspicion that on March 31, 1999, the defendant R.M. participated in the crimes committed in the village of Burim. It is also suspected that on the same date, he had also participated in the murder of 34 victims of this village,” the court said.
It also found that “if the suspect were released on bail, he could escape, taking into consideration that he also holds Serbian citizenship and has permanent residency in Serbia.”
On Tuesday, Kosovo’s Special Prosecution and police announced the arrest of Morina, an ethnic Albanian who comes from a village near the site of the massacre. He has been living in Serbia and was arrested hours after he entered Kosovo.
While the prosecution alleges that Morina, “in cooperation with members of Serbia’s police and military forces, participated in the massacre of 34 Albanian civilians”, it does not specify which unit he allegedly belonged to.
However it specified that “material evidence, including testimonies of eyewitnesses and survivors, have been obtained during the investigations”.x1200
2026.6.16 Milaim Zeka deklarohet sërish i pafajshëm për akuzën se kanosi prokurorin Afrim Shefiku
Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ish-deputeti Milaim Zeka u deklarua sërish i pafajshëm për akuzën se ka kanosur prokurorin Afrim Shefkiu.
Ish-deputeti Zeka ngarkohet se në vitin 2018 në një emision televiziv e ka kanosur prokurorin Shefkiu me fjalët: “Unë do ta ndjek këtë prokurorin tem, me gjyqe, me kanun dhe privatisht”, për shkak se ky i fundit kishte ngritur aktakuzë kundër tij për rastin e mashtrimit me viza, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Deklarimin rreth fajësisë Zeka e bëri pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores Albiona Musa.
Seanca vazhdoi me dhënien e fjalës hyrëse, ku prokurorja Musa tha se qëndron pranë fjalës hyrëse të dhënë në shqyrtimin gjyqësor paraprak. Njëjtë u deklarua edhe i dëmtuari – prokurori Afrim Shefiku.
Ndërsa, mbrojtësja e të akuzuarit Zeka, avokatja Agnesa Salihu tha se pasi që është autorizuar sot nga i mbrojturi i saj dhe sapo ka pranuar shkresat, me qëllim të mbrojtjes sa më efektive dhe të dinjiteshme, kërkon që seanca e sotme të ndërpritet.
Propozimin e saj e mbështeti edhe i akuzuari Zeka. Më pas, këtë propozim e aprovoi gjykatësi i rastit Driton Berisha dhe seanca u ndërpre për të vazhduar një datë tjetër.
Ndryshe, ky rast gjykohej nga gjykatësi Dibran Jusufi, por me transferimin e tij në Gjykatën Themelore në Gjilan, lënda kishte kaluar tek gjykatësja Albana Ukshini, mirëpo meqenëse e njëjta kishte shkuar në pushim, rasti ka kaluar tek gjykatësi Driton Berisha.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 23 korrik 2019, ka ngritur aktakuzë kundër Milaim Zekës me arsyetimin se më 24 shtator 2018, në emisionin “DPT të Fidani” në televizionin T7, i njëjti e ka kanosur prokurorin e Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiun për shkak të detyrës zyrtare, i cili ndaj të pandehurit Zeka kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe më 2 tetor 2018 ishte caktuar të mbahet seanca fillestare.
Sipas aktakuzës, Zeka e kishte kanosur prokurorin Shefkiu me fjalët “unë do ta ndjek këtë prokurorin tem, me gjyqe, me kanun dhe privatisht”, me ç’rast tek i dëmtuari Shefkiu ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë.
Me këtë, Zeka po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga Neni 185, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Kujtojmë se sa i përket rastit për mashtrim me viza, Gjykata Themelore në Prishtinë më 26 prill 2022 kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Milaim Zekës dhe dy të akuzuarve – Ilir Krasniqi dhe Edmond Kërliu për veprat penale “Mashtrimi”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Pastrimi i parave”. Por, Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim rastin ndaj Zekës dhe Krasniqit sa i përket veprës penale “Shmangie nga tatimi”, kurse pjesën tjetër të aktgjykimit të Themelores e ka vërtetuar. Më pas, Themelorja në rigjykim e ka dënuar Zekën me 1 vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë. Po ashtu, në emër të kompensimit të dëmit, obligohet t’ia kompensojë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) shumën prej 67 mijë eurove. Kurse, për pikën 2 të dispozitivit të aktakuzës, ku Zeka akuzohej bashkë me Krasniqin për “Shmangie nga tatimi”, Gjykata mori aktgjykim refuzues.

2026.5.30 Vasfije Krasniqi publikon shtëpinë ku u dhunua: Doja të hyja në dhomën ku ndodhi krimi, por nuk munda
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka ndarë një dëshmi prekëse, duke rrëfyer se pas shumë vitesh është rikthyer në një nga vendet ku, sipas saj, ka përjetuar krimin që ia ka ndryshuar jetën përgjithmonë.
Krasniqi-Goodman, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të një shtëpie, për të cilën thotë se nuk ka mundur të hyjë në njërën nga dhomat e saj, pasi “aty ndodhi krimi”.
“Sot vendosa të kthehem në një vend ku për vite të tëra nuk kam pasur forcë të shkel. Ishte vendi i dytë ku, si një vajzë vetëm 16 vjeçe, përjetova tmerrin që më ndryshoi jetën përgjithmonë. Shtëpia e parë nuk ekziston më. Por kjo shtepi ende qëndron. Sot u afrova deri aty. Doja të hyja në dhomën ku ndodhi krimi, në dhomën ku mbetën të varrosura britmat, frika dhe pafuqia e një vajze të re. Nuk munda. Në oborr ishte dikush duke punuar. Qëndrova jashtë dhe bëra vetëm një fotografi. Për dikë tjetër mund të jetë thjesht një vend. Për mua është një copë e errët e historisë sime. Një vend ku më morën pafajësinë, sigurinë dhe një pjesë të shpirtit tim. Sot nuk shkova aty për të kërkuar mëshirë. Shkova sepse, pas kaq shumë vitesh, doja ta shihja me sytë e mi se ai vend ende ekziston, ndërsa unë ende po jetoj me atë që ndodhi brenda tij. Dhe sot, më shumë se kurrë, zemra ime ndihet e thyer”, ka shkruar ajo.

评论

发表回复

您的邮箱地址不会被公开。 必填项已用 * 标注

More posts